Mot realtivisht i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm po mbretëron këto ditë në rajonin tonë. Ndërkohë ditët e ardhshme priten ndryshime , ku në disa vende priten vranësira dhe rrebeshe lokale shiu. Rajonet në të cilat priten rrebeshe më së shumti janë juglindja-lindja e Shqipërisë dhe disa pjesë të Maqedonisë së Veriut.

Vranësira dhe rrebeshe kalimtare mund të ketë edhe në bregdetin shqiptar, por nuk pritet ndonjë ndryshim drastik i motit dhe ndonjë ulje e theksuar e temperaturave. Deri nga mesi i muajit shtator do të jetë mot i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm bazuar në ecuritë më të fundit sinoptike të cilat eventualisht mund të pësojnë ndonjë ndryshime.