Talibanët kanë njoftuar se gratë në Afganistan do të lejohen të studiojnë në universitet, vetëm në klasa të ndara sipas gjinisë dhe veshja islame do të jetë e detyrueshme. Ministri i Arsimit, Abdul Baqi Haqqani, parashtroi një sërë politikash që do të drejtojnë gratë në arsimin e lartë në Afganistan.
Të Shtunën, talebanët ngritën flamurin e tyre mbi pallatin presidencial në 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, duke sinjalizuar se puna e tyre për të qeverisur emiratin islamik të sapoformuar kishte filluar. Flamuri i bardhë që mbante një ajet kuranor u ngrit nga Mulla Mohammad Hassan Akhund, kryeministri i qeverisë së përkohshme talebane. Po atë ditë, Rohullah Azizi, vëllai i ish-nënkryetarit dhe udhëheqësit të rezistencës anti-talebane Amrullah Saleh, u qëllua për vdekje në një pikë kontrolli të talebanëve.
Saleh e ka shpallur veten president të ligjshëm në detyrë të Afganistanit dhe ka udhëhequr forcat e përfshira në rezistencë ndaj talebanëve në Panjshir.Duke folur në një konferencë për shtyp, Haqqani tha se gratë do të lejoheshin të vazhdonin arsimin e tyre universitar, por do të ishte e detyrueshme të mbanin një hixhab. Është ende e paqartë nëse kjo nënkupton thjeshtë mbajtjen e një shamie apo fytyrat e grave do të duhej të mbulohen plotësisht.