15 shoferë janë arrestuar gjatë 48 orëve të fundit në vendin tonë, ku 9 ishin për drejtim mjeti pa patentë dhe 6 për drejtim në gjendje të dehur.

132 leje drejtimi janë pezulluar, nga të cilat 69 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 22 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu janë ndëshkuar me gjobë 2531 drejtues mjetesh për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia e Shtetit

Kontrolle intensive nga Policia Rrugore në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur radarë???, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve gjatë 48 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues mjetesh që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

?Janë arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

?Janë pezulluar 132 leje drejtimi, nga të cilat 69 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 22 për qarkullim në sens të kundërt.

?Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2531 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Isuf Elezi”, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Drejtuesi i mjetit, shtetasi F. K., pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, pa kryer kontrollin teknik dhe pa siguracion, u ka ofruar punonjësve të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 2000 lekë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljet e kryera.

Gjithashtu, po nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës është konstatuar në rrugën “Kastriotët”, një drejtues mjeti që qarkullonte pa vendosur rripin e sigurimit. Pas ndalimit, drejtuesi i mjetit i ka paraqitur punonjësve të Policisë, një leje drejtimi që i përkiste një shtetasi tjetër. Pas shoqërimit në ambientet e Policisë dhe verifikimit të të dhënave rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi G. M. ishte person i shpallur në kërkim për llogari të DVP Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, Plagosja e lehtë me dashje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Ndërkohë, shërbimet e Njësisë Operacionale për sigurinë e autostradës Milot-Morinë, kanë kapur në Skuraj, Kurbin, shtetasin I. N., duke transportuar me një automjet furgon, disa emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.