Ky Juventus, sigurisht që nuk e bën të gëzohet. Të kundërtën, po. I pranishëm në ekspozitën udhëtuese të “Muzeut të Futbollit” në Bologna, së bashku me Gianluca Pagliuca, presidentin e Emilia Romagna, Stefano Bonaccini dhe Matteo Marani, Marco Tardelli shprehu shumë dyshime për momentin e bardhezinjve:

“Krizë? Po, do ta quaja të tillë. Ju nuk mund ta kuptoni se çfarë është Juve tani, edhe kundër Spezia bëri një përpjekje të madhe, por nuk i zgjidhi problemet. Allegri është duke punuar me një ekip që ka gjetur, nuk është grupi që ka dashur; përkundrazi atij i janë hequr diçka rreth 30 deri në 40 gola. Trajneri do të duhet të punojë, të kuptohet mirë edhe nga lojtarët e rinj.

Sigurisht që fitorja ndaj Spezia është e rëndësishme, mund të jetë një shtysë psikologjike, edhe nëse problemet nuk janë zhdukur. Çfarë mungon? Një ose dy burra (lidera) mungojnë, që ta marrin ekipin për dore. Juventusi aktual nuk ka shumë personalitet. Ronaldo e mbante me golat e tij, kjo i fshihte problemet. Nuk është se problemet nuk ishin aty, por një lojtar si Ronaldo i maskonte”.

Tardelli gjithashtu bën analizën e pjesës tjetër të kampionatit: “Pioli po bën shumë mirë, është një garanci. Pavarësisht se i mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm, mendoj se ka një besueshmëri të madhe mes lojtarëve të tij. Roma për titull? Unë besoj te Mourinho, një trajner i rëndësishëm, një motivues i madh. Ndoshta nuk e ka shprehur ende lojën që prisnim, por ka dhënë diçka deri më tani.

Cilat skuadra më kanë pëlqyer më shumë? Interi luan më qetë se të gjithë. Kam kuptuar se nuk kanë lënë pasoja largimet e Lukakut dhe Hakimit, klubi ka punuar mirë, duke i zëvendësuar ata dy lojtarë denjësisht. Pastaj Napoli, një ekip që ka humbur gjithmonë në metrin e fundit, midis sprintit shtesë, duke mbetur i papërfunduar. Le të shohim nëse do ta ndryshojë këtë trend Spalletti”.