Bruno dhe Mikela kanë pasur debat të ashpër në studion e Për’puthen, ku kanë zbuluar bisedat në telefon jashtë programit. Bruno ka përmendur faktin që Mikela është tradhtuar nga ish i fejuari duke e cilësuar si femër të papjekur. Ndërkohë që Mikela tregoi se Bruno e ka kërcënuar për mënyrën e komunikimit. Mikela: Pas debatit këtu, kemi pasur një bisedë të gjatë. Kam kërkuar dhe ndjesë se ishte prekur dhe në fund i futi një “shut up”, gjë që nuk ma thua dot as ti dhe askush tjetër këtu. Bruno: I thashë se mund të kem dalë nga vetja, prandaj dola në një ambient të bukur me Adën. Kam folur në telefon me Mikelën dhe i kam thënë që këto lojëra nuk i toleroj, për mua nuk bën.
Mikela: Këto kanë qenë fjalët e tua, njerëzit na duan bashkë. Nuk më interesoj çfarë duan njerëzit. Ti më kërcënove jashtë, kujdes çfarë thua. Bruno: Ti më ke thënë që edhe nëse nuk më pëlqen, do ta shpreh pëlqimi. Mikela: Nxirri mesazhet. Kush je ti? Brad Pitti. Ti nxjerr femrat keq, thua “e thashë për batutë”. Nuk më përdor dot mua. Bruno: Ti ecën me incizim në kokë. Je tradhtuar nga një mashkull, kjo domethënë që nuk ke pjekuri mjaftueshëm. Mikela: Nuk flet dot për jetën time. Jam transparente, jo si ti me 100 fytyra. Shko lëpihu nga Ada. Ashtu je ti lëpirëse.
Bruno: Ki respekt njëherë. Mikela: Mos ma trego mua respektin.