Zgjidhni një imazh dhe zbuloni se cila është dobësia juaj kur bëhet fjalë për dashurinë.
Nëse keni zgjedhur: Nr.1 Jeni një person që nuk kënaqeni me një jetë sipërfaqësore. Jeni të etur për lidhje të thella me njerëzit përreth jush, në të gjitha fushat. Ajo që është e rëndësishme për ju në dashuri është ndjenja e sigurisë. Është mirë që të jeni të kujdesshëm, por kur vjen puna te dashuria, do të humbni shumë nëse fokusoheni gjatë gjithë kohës tek ajo që mund të shkojë keq. Gjithmonë do të ketë gjëra që do t’ju trembin, por që nuk duhet t’ju pengojnë të jetoni jetën. Nëse nuk rrezikoni, nuk do të merrni asgjë.
Nr.2 Jeni një person që pranon pothuajse të gjithë njerëzit në zemrën e tij. Shihni bukurinë edhe në situatat më të këqija. Ju mendoni se kjo ju lejon të shihni dhe të kuptoni thellësinë dhe gjerësinë e përvojës njerëzore. Sidoqoftë, ndonjëherë është e vështirë të arrish tek ti. Aftësia për të gjetur gjërat e bukura dhe pozitive tek vetja në rrethanat më të pazakonta mund t’i bëjë njerëzit të ndihen inferiorë para jush. Si një partner i dashur, forca juaj më e madhe është aftësia për të ndihmuar të tjerët që nuk ndihen mirë dhe mendojnë se bota e tyre është vetëm e errët. Është vendimtare për ju që jeta romantike të jetë një hapësirë që ju bën të ndjeni mistikën e ekzistencës. Dëgjoni veten dhe shpirtin tuaj, vetëm atëherë do të jeni në gjendje të gjeni shpirtin binjak.
Nr.3 Aktualisht jeni duke luftuar me disa probleme të vetëvlerësimit. Takimi me dikë që mund t’ju ndihmojë të shpëtoni nga këto mendime do të jetë magjik. Është e mrekullueshme të gjesh dikë që të kupton dhe të mbështet kur barra e jetës bëhet gjithnjë e më e rëndë, por nëse nuk e pranoni dhe nuk e doni veten, nuk do të jeni kurrë në gjendje t’i doni vërtet të tjerët.