Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, “Nënë Tereza”, përmes një njoftimi informon se kanë ndryshuar rregullat për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Italisë.

“Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë duhet të jenë të pajisur me: 1) Certifikata e gjelbër (green pass) Covid-19 e lëshuar pas vaksinimit të plotë, ose certifikatë e ngjashme e lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendore që deklaron kompletimin e vaksinimit. Njihen vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca, Jonhson&Johnson. Certifikata e gjelbër mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar.2) Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes. 3) Formulari dixhital i lokalizimit të pasagjerëve PLF”, thuhet në njoftimin e TIA-s.

TIA thekson se, në rast se nuk plotësohen pikat 1 dhe 2, mundësohet hyrja, por është e detyrueshme të respektohet një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e shënuar në Formularin e Lokalizimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryhet test molekular ose antigjen në fund të periudhës së vetëizolimit.

Gjithashtu njofton TIA, fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular ose antigjen.