Në monitorim nga policia e shtetit për shkelje të qarkullimit rrugor, mbrëmjen e kaluar ka qenë autostradat Tiranë-Durrës-Tiranë-Elbasan-Tiranë. Policia njofton se në rrugët e kryeqytetit janë konstatuar me shpejtësi nga 138 km/h deri në 141 km/h. Ndërkohë që gjatë 24orëve të fundit janë pezulluar 29 leje drejtimi. Janë vendosur 42 masa administrative me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi tej normave të lejuara që varionte nga 115 km/h deri në 127 km/h.
‘Policia Rrugore e Tiranës, monitorim të pandërprerë me radar, dragera dhe patrulla të lëvizshme për të parandaluar aksidentet rrugore. Monitorim, në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e.
Gjatë dy netëve të fundit si rezultat i monitorimit me dron në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën, nga Policia Rrugore e kryeqytetit u konstatuan shpejtësi nga 138 km/h deri në 141 km/h. Nga monitorimi po ashtu u konstatuan masa alkooli që varionin nga 0.09 mg/l deri në 0.41 mg/l.
Si dhe drejtues mjetesh në gjendje të dehur deri në masën 1.19 mg/l. Përgjatë orëve të mbrëmjes së dy netëve të fundit janë pezulluar 10 Leje Drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 138 km/h deri në 141 km/h.
Dhe 19 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.31 mg/l deri në 0.48 mg/l. Janë vendosur 42 masa administrative me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi tej normave të lejuara që varionte nga 115 km/h deri në 127 km/h.
Si dhe janë vendosur 39 masa administrative me vlerë nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.09 mg/l deri në 0.29 mg/l. Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë.’- njofton policia.