“Big Brother” është një nga formatet më të suksesshme televizive në vendin tonë. Rikthimi i tij pas 4 vitesh dhe këtë herë në versionin VIP pra me personazhe publike bëri goxha bujë dhe duket se publiku po e pret me padurim. Në media u tha se reality-show do nisë më 1 tetor dhe diçka e tillë u konfirmua edhe nga “Top Channel” mbrëmjen e sotme. Televizioni ka shtuar në listë e programacionit, “Big Brother VIP” ditën e premte pra më 1 tetor. Orari mbetet i njëjtë, ora 21:00.
Arbana ka zbuluar se “reality show” ndryshe nga më parë do ketë dy spektakle të javë, të premten dhe të martën. Sakaq, ende nuk kanë zbuluar asnjë konkurrent, por në media çdo ditë raportohet për personazhe që do bëhen pjesë e reality-showt.
Mes personazheve të përfolur deri tani për të qenë pjesë e formatit janë: Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj, Arjola Demiri, Robert Aliaj, Romeo Veshaj, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Rudina Demneri. Shtëpia do të jetë me një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, ndërsa çmimi i madh këtë vit dhe do të jetë 100 mijë euro.