Arben Ahmetaj ka folur i emocionuar pasi kryeministri Edi Rama vendosi që ta emërojë zv.kryemininstër, post që më parë e mbante Erion Braçe. Ahmetaj tha se është përgjegjësi e madhe duke shtruar se do të vijojë me projektin e Rilindjes. “Me shumë përgjegjshmëri dhe me shumë emocion, nuk kam pse ta fsheh se është përgjegjësi e madhe. Dhe vazhdojmë projektin e Rilindjes me kryeministrin Rama”, u shpreh Ahmetaj.
Erion Brace njoftoi largimin e tij para disa ditësh nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Braçe tha se ndihej i nderuar që i ka shërbyer popullit shqiptar për 24 vite. “Ka një fund! I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë, në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit!”, shkroi Braçe.