Një nga emrat që u konfirmua këtë të enjte në kabinetin qeveritar ishte ministra e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Pas përfundimit të asamblesë ajo foli për mediat ku tha se përgjegjësia është më e madhe pas besimit që i kanë dhënë qytetarët.
“Besimi që qytetarët i kanë dhënë PS është një besim i cili vjen pikërisht për të garantuar të gjithë ato angazhime që ne kemi marrë. Padyshim që është një përgjegjësi më e madhe. Duhet të ringrihemi mbi veten për të tejkaluar veten tonë në atë punë që kemi bërë dhe për të bërë akoma më shumë. Është një përgjegjësi shumë e madhe që duhet çuar përpara me të gjithë ekipin. PS ka në të gjithë ekipin e saj njerëz që punojnë, që marrin përgjegjësi dhe puna nuk bëhet vetëm bëhet në ekip në drejtimin e Kryeministrit”, tha Manastirliu.