Gjuha e përdorur nga Sali Berisha në drejtim të Lulzim Bashës, nuk do të kalojnë më në heshtje nga selia blu. Lulzim Basha thirri në një mbledhje paraditen e të hënës disa prej të besuarve të tij në kryesinë e PD.

Ajo që ra ne sy, ishte mungesa e disa prej kritikëve që u shprehën kundër vendimit për përjashtimin e Berishës pak ditë më parë. Për Flamur Nokën, Oerd Bylykbashin, Luçiano Boçin, Albana Vokshin nuk ka pasur një ftesë për të qenë pjesë e mbledhjes.

Në takimin me dyer të mbyllura porosia e Lulzim Bashës ishte se nga sot daljet mediatike të eksponentëve të PD do të jenë më të shpeshta dhe fokusi do të jetë te sqarimi i opinionit publik dhe demokratëve për cështjen Berisha.

“E shpreha edhe dy ditë më parë që po e përcjell me shumë keqardhje gjuhën e përdorur nga z.Berisha pas vendimit të detyruar për ta larguar atë përkohësisht nga grupi parlamentar. Është momenti që secili nga ju të mos i shmanget mediave dhe interesit publik për këtë çështje.

Të sqarojmë se vendimi ishte i pashmangshëm dhe i detyruar, ndaj edhe demokratët të sqarohen që të mos krijohet asnjë përshtypje se demokratët janë të përçarë, ose akoma me tepër që ka dy grupe kundër njëri-tjetrit” u tha Basha./ Abcnews.al