Një aksident në det ka detyruar një 25-vjeçare që të përfundojë në spitalin e Vlorës.
Sipas policisë, vajza e re, kërkoi ndihmë mjekësore pasi dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht në det duke zbritur nga një anije të ankoruar pranë portit Vlorë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se kjo shtetase ka qenë nën efektin e alkoolit.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me identifikimin e shtetases dhe sqarimin e rrethanave të rastit