Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë kërkuar nga autoritetet shëndetësore në SHBA miratimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët e moshës 5-11 vjeç.
Kërkesa për Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) vjen pas rritjes së numrit të rasteve tek fëmijët, e cila arriti kulmin në fillim të shtatorit, sipas të dhënave nga Akademia Amerikane e Pediatrisë.
Në një intervistë për ABC News, CEO i Pfizer Albert Bourla ra dakord me CEO-n e Moderna Stefan Bancell, i cili theksoi se pandemia do të përfundonte brenda një viti.
“Unë mendoj se brenda një viti ne do të jemi në gjendje t’i rikthehemi jetës normale,” tha ai, duke shtuar, se “kjo nuk do të thotë që mutacionet e reja do të zhduken,” tha Burla.