Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci, deklaroi se varianti i ri ‘Mu’ mund të shmangë disa antitrupa të vaksinave.

Fauci, i cili e ka edhe postin e kryekëshilltarit mjekësor të Shtëpisë së Bardhë, tha se ky variant momentalisht nuk është duke paraqitur rrezik të madh për amerikanët. “Po i kushtojmë vëmendje, marrim seriozisht gjithçka si ky, por nuk e vlerësojmë si kërcënim të menjëhershëm tani për tani. Ky variant ka një grup mutacionesh që sugjeron se ai mund t’iu shmanget antitrupave të caktuar, jo vetëm antitrupave monokloidë, por edhe antitrupave të nxitur nga vaksina dhe nga limfa e personave të shëruar, por nuk ka të dhëna të shumta klinike për ta sugjeruar këtë, ato janë kryesisht të dhëna të izoluara laboratorike”, tha ai. “Mbajeni në mend, edhe kur kemi variante që disi e ulin efikasitetin e vaksinave, vaksinat ende janë goxha efektive kundër varianteve të asaj kohe”, tha ai.