Inter ndalet në javën e tretë të Serie A. Kampionët e Italisë nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në transfertë ndaj Sampdorias. Edhe pse të dy herë në avantazh, zikaltrit nuk morën dot maksimumin.
Pjesa e parë është mbyllur 1-2 në favor të zikaltërve. Sfida e Luigi Ferraris është zhbllokuar në minutën e 18-të. Ishte i riu Dimarco që ka shënuar për skuadrën e Inzaghi-t me një goditje dënimit të mrekullueshme.
Vendasit barazuan në minutën e 34-t me Yoshida-n, i cili është ndihmuar edhe nga një devijim i Dzeko-s. Kampionët e Italisë, gjithsesi, janë kthyer në avantazh në minutën e 44-t me Lautaro Martinez.
Me të nisur pjesa e dytë, vendasit rivendosin ekuilibrat me Augello. Sfida qëndroi e hapur deri në fund. Të dyja skuadrat patën rastet e tyre, por nuk u shënua më gol dhe përfundoi në varazim 2-2.