Deputeti i PS, Petro Koçi kanë përshëndetur betimin e kabinetit “Rama 3” mëngjesin e sotëm në Presidencë dhe marrjen zyrtarisht të detyrës. Vetë kryeministri Edi Rama i mblodhi ministrat në mbledhje në Kryeministri, ndërsa gjatë fjalës së tij paralajmëroi vartësit e tij se kryefjalë duhet të kenë zbatimin e ligjit dhe interesin qytetar. Madje, teksa ia numëroi si ‘vija të kuqe’ ministrave Kryeministri i kujtoi atyre të gjitha rregullat në Kodin e Etikës, i cili sipas tij duhet të respektohet dhe s’do të ketë asnjë tolerim. Por sa i takon këtyre udhëzimeve dhe porosive, ka reaguar edhe deputeti Koçi. Ky i fundit shkruan në rrjetet sociale se është pro vijës së kuqe të Ramës.

Postimi i plote i Koçit: Vije qartesisht e kuqe e Kryeministrit kunder te keqes edhe ne nivelin lokal te administrates: 1. Mbani larg familjet tuaja nga punet e shtetit dhe pushtetit. 2. Mos i lini njerezit te dergjen para dyerve te zyrave tuaja, por i takoni, i prisni, i degjoni, qani hallet e tyre. 3. Shkop ndaj gjithe atyre qe refuzojne ndershmerine ne dhenien e sherbimit ndaj qytetareve, sic jane “minjte e hipotekave dhe legalizimeve”.