Edhe ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin, kryesisht orët e paradites. Sipas MeteoAlb duke iu afruar mesditës vranësirat shpeshtohen në zonat jugore dhe qendrore duke gjeneruar shira aftashkurtër. Reshjet do të jenë herë pas herë rrebeshe në zonat jugore-juglindore. Ndërsa orët e vona të pasdites sjellin largim gradual të vranësirave dhe reshjeve duke i spostuar drejt kufirit juglindor.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.