Ambasadorja e SHBA në Shqipëri ka zhvilluar një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese këtë të enjte. Ajo shkruan se Gjykata duhet të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Kim shtoi se po punohet me institucionet përkatëse në mënyrë që Kushtetuesja të plotësojë kuorumin e nevojshëm.
“Teksa Gjykata Kushtetuese kthehet në seancë, unë shkova për të nderuar gjykatësit. Kritike për Kushtetuesen që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse kështu që Gjykata Kushtetuese do të ketë anëtarësim të plotë.”, shkruan Kim.