Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar qytetin e Peshkopisë, ku ka vizituar qendrën turistike lokale.Mes të tjerash, ambasadorja ka takuar shumë qytetarë, me disa prej të cilëve ka konsumuar dhe një kafe.
“Në vizitën time të parë në #Peshkopi #Dibër të bukur, me @ambassadorelsaalbania. Ne vizituam qendrën turistike lokale që u zhvillua me mbështetjen e @usaid & @sidasweden.
Ne gjithashtu takuam shumë qytetarë të dashur gjatë shëtitjes sonë në bulevardin kryesor, përfshirë edhe disa zotërinj që na ftuan për kafe. Faleminderit Ethem Muda, Shukri Konesha, Nuri Sallahu & Xhemal Jashari për kafen & bisedën.
Ne pajtohemi 100% që Dibra ka potencial të madh që duhet zhvilluar më shumë. Shpresoj ta vizitoj përsëri së shpejti”, shkruan Kim.