Karakteri është një grup tiparesh që njerëzit kanë dhe që në një farë mase përcaktojnë se si sillemi me të tjerët. Përpiquni t’i përgjigjeni disa pyetjeve, si: “Çfarë ju pëlqen?; Çfarë ju ka bërë të lumtur si fëmijë?; cila është dita perfekte për ju?; Çfarë ju tremb më shumë?; Çfarë ju bën më të lumtur?”… për të njohur më mirë veten. Kur t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve të thjeshta, mund ta përdorni informacionin që përftoni për të kontrolluar karakterin. Nëse keni zgjedhur:
Nr.1-Ju jeni një person shumë i sinqertë dhe autentik. Nuk mund ta duroni kur njerëzit janë të pandershëm, pasi kjo ju çmend. Gjithmonë përpiqeni të bëni më të mirën tuaj kudo që të jeni: në punë, në shkollë, në shtëpi… kudo. Kjo është arsyeja pse miqtë, kolegët dhe familja ju trajtojnë mirë.
Ata mund të mbështeten tek ju. Mund të mos jetë e dukshme për të tjerët, por jeni të ndjeshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për të replikuar gjatë debateve. Fjalët ju lëndojnë, por gjithmonë përpiqeni të jeni të mirë me njerëzit që i përdorin ato kundër jush.
Nr.2-Ju nuk doni të debatoni dhe gjithmonë zgjidhni paqen në vend që të grindeni. Qëndrimi juaj ndaj botës dhe njerëzve është mjaft i qetë. Jeni introvertë, por në të njëjtën kohë dini si të silleni mirë dhe ëmbël me ata që doni. Jeni bujarë dhe përpiqeni të jeni personi i mirë që të tjerët t’ju respektojnë, veçanërisht ata që respektoni.
Nr.3-Nëse ju pëlqeu më shumë qielli i tretë, zgjedhja juaj thotë se jeni një person spontan. Gjithashtu, gjërat më të mira në jetën tuaj ndodhin vetëm kur i pranoni ato dhe vendosni të përballeni me pasojat në të ardhmen e afërt ose të largët. Njerëzit përreth ju duan për atë që jeni. Kjo sepse jeni plot energji pozitive që e përhapni gjithmonë tek të tjerët. Besojini instinkteve, ndjenjave dhe intuitës, sepse vetëm atëherë do të keni sukses.
Nr.4-Nëse keni zgjedhur qiellin e katërt, atëherë konsideroheni si një person shumë interesant që gjithmonë dëshiron të mësojë gjëra të reja. Jeni shumë kuriozë. Mërziteni shpejt nga gjithçka, kështu që duhet të përqendroheni në gjërat që i përshtaten interesave dhe pasioneve tuaja. Njerëzit përreth jush e duan shoqërinë tuaj, edhe nëse ndonjëherë nuk ndiheni rehat me ta, sepse dëshironi të jeni vetëm me veten.
Nr.5-Ky imazh tregon një qiell me stuhi gjatë natës. Zgjedhja juaj do të thotë që lidheni me të tjerët vetëm nëse merrni kohë të mjaftueshme për të folur me ta. I fshihni emocionet tuaja, në vend që t’i tregoni hapur, edhe kur jeni pranë atyre njerëzve që i kuptoni plotësisht.
Nr.6-Ky qiell blu dhe me re tregon se e vlerësoni shumë pavarësinë tuaj. Në fakt, ndonjëherë bëheni rebel. Sidoqoftë, nuk doni të debatoni, prandaj përpiqeni që të balanconi nevojën për liri dhe hapësirë me kujdesin ndaj të tjerëve.
Nga ana tjetër, kurrë nuk lejoni që energjia negative t’ju ndikojë. Por ndonjëherë nuk mund t’i shpëtoni asaj dhe ju duhet t’i pranoni gjërat ashtu siç janë.