Disa persona mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë dhe duhet të bëhet siç thonë ata. Me siguri keni miq apo të afërm që këmbëngulin edhe kur ju u tregoni të kundërtën. Pikërisht këto shenja, janë ato më kokëforta të horoskopit?
Dashi: Personat që i përkasin shenjës së Dashit janë disa nga njerëzit më krenarë që do të takoni. Ata rrallë heqin dorë nga një pikëpamje apo mendimi i tyre edhe kur të gjitha shenjat tregojnë se janë gabim. Mos prisni që ata të heqin dorë nga diçka. Presioni vështirë se funksionon. Kur kemi të bëjmë me një Dash, shpesh është më e lehtë ta lësh të përqendrohet në pikëpamjen e tij dhe të ecë përpara.
Binjakët: Binjakët posedojnë një dyjëzim të personalitetit, që do të thotë që një personalitet shpesh beson në një gjë dhe tjetri ka një mendim krejtësisht të ndryshëm. Në këtë kontekst, shpesh një nga këto personalitet mbyt zërin e tjetrit, që përfundimisht e bën personin të jetë i sigurt se gjërat janë vetëm në një mënyrë, duke mbyllur sytë ndaj mundësive të tjera.
Luani: Luanët janë jashtëzakonisht krenarë, shpesh duke u bërë intolerantë ndaj njerëzve që nuk ndajnë mendimin e tyre. Kur janë vetëm në fund të ditës, ata mund të analizojnë gjërat më gjerësisht dhe të pranojnë gabimet e tyre, por ata kurrë nuk do ti pranojnë tek njerëzit e tjerë. Luani nuk heq dorë nga idetë e veta.