Leon Goretzka e ka vazhduar marrëveshjen me kampionin gjerman, Bayern Munich, deri në verën e vitit 2026, njofton klubi. Marrëveshja e deritanishme e mesfushorit gjerman me Bayernin do të skadonte në verën e vitit 2022 dhe palët u pajtuan për vazhdimin e saj edhe për katër vite të tjera.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Bayern shkroi: “FC Bayern dhe Leon Goretzka e kanë zgjatur para kohe kontratën e lojtarit, e cila do të skadonte në qershor 2022, deri në vitin 2026”. 26-vjeçari është shprehur i lumtur me zgjatjen e marrëveshjes në Allianz Arena. “Me Bayernin kemi fituar gjithçka dhe mund të fitohet në tri vitet e kaluara. Por ta konfirmosh dhe përsëritësh suksesin është edhe më mirë sesa të fitosh një titull”, tha Goretzka.
Ai shtoi: “Jam shumë i lumtur që isha në gjendje ta vazhdoja kontratën më herët deri në vitin 2026”.