Astrologjia mund të shpjegojë shumë mirë pjesëza të personalitetit tuaj dhe cilësi specifike. Përshembull, nëse jeni nga ata që kur ju fiksohet diçka në mendje nuk ka Zot që ju ndal, duhet t’i përkisni me siguri një prej shenjave më poshtë:
Dashi -Ju nuk ndaleni para asnjë sfide edhe nëse ju duhet ta provoni për herë të 100-të që keni ju të drejtë. Eshtë natyra juaj konkurruese dhe përkushtimi i fort që keni ndaj gjërave që ju mbajnë gjithmonë zgjuar para pengesave. Për këtë, duhet të falenderoni Marsin- planetin e vendosmërisë- që ju bën të jeni kaq sistematikë dhe të vendosur. Natyra juaj pasionante dhe energjike ju bën të mos hiqni dorë nga gjërat që doni, pavarësisht sa të pamundura duken.
Demi-Si një shenjë me këmbë në tokë, ti njihesh për anën tënde kokëfortë dhe kjo ju veçon si një nga shenjat më këmbëngulëse të zodiakut. Ti nuk heq dorë kollaj, pavarësisht nga çfarë del rrugës. Si Dem që jeni jeni të fiksuar me qëndrueshmërinë dhe progresin.
Bricjapi-Kur ti ke një mision apo një objektiv për të arritur, do të japësh gjithçka nga vetja. Bricjapët bëjnë lëvizje të ngadalta, por të sigurta dhe për rezultate fantastike. Nuk jepen për qëllime momentale dhe falë planetit që i udhëheq, Saturnit, janë të disiplinuar. Bricjapët janë realistë dhe e dinë saktë sasinë e energjisë dhe durimit që duhet të investojnë për të arritur diçka.