Kanë mbetur edhe pak ditë para se udhëzimet e reja të Whatsapp të hyjnë në fuqi. Duke filluar nga 1 Nëntori 2021, në fakt, aplikacioni i mesazheve të menjëhershme në Facebook nuk do të funksionojë në disa versione më të vjetra të Android, iOS dhe KaiOS.
Në pak më shumë se 16 ditë, në këtë rast, Whatsapp do të kërkojë të paktën Android 4.1, iOS 10 dhe KaiOS 2.5.1 për të qenë në gjendje të funksionojë. Nëse pajisja juaj ka një version më të vjetër se sistemet operative në fjalë, ju nuk do të jeni në gjendje ta përdorni atë.
Këtë mund ta kontrolloni direkt nga ‘settings’ e smartphone-it tuaj.
Whatsapp zakonisht zvogëlon suportin për versionet më të vjetra të sistemeve operative pasi release më të fundit e lejojnë atë të zhvillojë më mirë funksione të reja.
Sipas zërave të fundit, Whatsapp gjithashtu është duke punuar në Community, ose një lloj grupi Telegram që mund të kërkohen direkt nga shiriti i kërkimit i aplikacionit dhe që synojnë të revolucionarizojnë përvojën e përdoruesit.Referencat u gjetën nga kolegët e XDA drejtpërdrejt në burimin e një beta, por asnjë informacion i saktë nuk ka dalë në lidhje me të dhe nuk është e sigurt që në fund Community do të shohin vërtet dritën.
Në të njëjtën kohë, zhvilluesit po punojnë në një funksion që do t’ju lejojë të ndaloni mesazhet zanore të Whatsapp.