Gigi Hadid ka folur për herë të parë pasi mediat raportuan se ajo është ndarë nga i dashuri dhe babai i vajzës së saj, Zayn Malik, pas akuzave të nënës së saj Yolanda, se ai e ka qëlluar atë.
Në një deklaratë të lëshuar të enjten, zëdhënësi i modeles, 26 vjeçare deklaroi se Gigi është e fokusuar vetëm tek më e mira për vajzën e saj, Khai. Ajo ka kërkuar privatësi gjatë kësaj kohe.
Kjo deklaratë vjen pasi revista “People” shkroi se ajo dhe Zayn nuk janë më bashkë, ndërsa pretendohet se ndarja mes tyre ka ndodhur pas ‘tensioneve mes Zayn dhe nënës së Gigit, Yolanda, ku ky i fundit e ka akuzuar atë për zbulimin e lajmeve të shtatzënisë në vitin 2020. Ky sherr duket se ka degraduar në dhunë, ku Yolanda pretendon se Zayn e ka goditur atë.
Zayn nga na e vet i ka mohuar këto akuza, duke thënë se mes tyre ka patur thjesht një debat të ashpër.
Zayn dhe Gigi, të cilët janë lidhur bashkë në vitin 2015, mirëpritën fëmijën e tyre të në shtator të vitit 2020.
Një burim i tha The Sun se problemet mes Yolanda dhe Zayn lindën vitin e kaluar kur ai dyshoi se ishte pikërisht ajo që zbuloi lajmin për shtatzëninë në media. “Zayn është një person shumë, shumë privat dhe gjatë lidhjes me të, edhe Gigi u bë shumë më private”.
Përplasja me nënën e modeles për privatësinë duket se ka sjellë edhe ndarjen e çiftit të njohur.