Fijet e mëndafshta të misrit apo siç quhen ndryshe “mustaqet e misrit” kanë qënë të përdorura që në kohët e lashta si një mjet alternativ që trajtonin këto kushte shëndetësore: Parandalojnë infeksionet urinare: nëse valoni një grusht me fije misri, dhe konsumoni lëngun e tyre çdo ditë do të parandaloni infkesionet urinare, madje do të jetë efektive edhe në largimin e kristaleve të vogla nga veshkat.

Ndihmojnë në koagulimin e gjakut: fijet e misrit janë të pasura me vitaminë K. Kjo vitaminë është thelbësore në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe ndihmon në mos mpiksjen e tij. Kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak: këto fije ndihmojnë në riparimin e qelizave të dëmtuara të pankreasit dhe ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Kontrollojnë nivelet e kolesterolit: përveç se janë thuajse me 0 kalori, fijet e misrit mund t’ju ndihmojnë në rregullimin e nivelit të kolesterolit të keq në gjak. Si mund të përdoren “mustaqet e misrit”? Ato mund të përdoren në formë çaji. Në një tenxhere me ujë hidhni 1­2 grushta me fije misri. Ju mund ta konsumoni lëngun e përftuar të ngrohtë apo të ftohtë dhe mund t’i përmirësoni shijen me lëng limoni.