Fotografitë e Che Guevaras, Nelson Mandelas, Martin Luther Kingut, Mohamed Aliut, Dalìsë dhe shumë të tjerëve janë nxjerrë në ankand nga agjencia franceze e lajmeve, AFP, më e vjetra dhe një nga më të rëndësishmet në botë. Numri i fotografive është 200 dhe është nxjerrë nga arkivi i saj i periudhës 1944-1998.
Ankandi mund të jetë ndiqet drejtpërdrejt në faqen e internetit Digard.com, përmes platformës franceze Drouot dhe asaj amerikane Artsy.net.
Imazhe kulti, momente historike, ngjarje, skena të jetës së përditshme, përzgjedhja e të cilave ndalet në vitin 1998, do të jenë në fokus të ankandit të agjencisë franceze.
Një mundësi kjo për dashamirët e fotografisë, për të marrë pamje unike të momenteve emblematike dhe historike të rezervuara deri tani për median ndërkombëtare.