Një skenë që ka bërë menjëherë xhiron e internetit, ajo e shkelmit që Massimiliano Allegri i ka dhënë Federico Bernardeschi-t gjatë pjesës së parë të derbit kundër Torino-s.

Sulmuesi shtë afruar te stoli për të folur me trajnerin e tij, me këtë të fundit që ka vendosur ta motivojë në një mënyrë të veçantë: duke i dhënë një shkelm në të pasme.

Skena ka çmendur tifozët, që e kanë komentuar me ironi në rrjetet sociale. Megjithatë, nuk është hera e parë që Allegri ka bërë një gjest të tillë…