Largimi i kancelares gjermane, Angela Merkel nga jeta aktive politike, pas pothuajse 16 viteve në pushtet, ka tërhequr vëmendjen e figurave të shquara politike të arenës ndërkombëtare.

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama

Falë Angela Merkelit, bota u ka rezistuar shumë stuhive. Shumë njerëz, vajza e djem, burra dhe gra, kanë një model për t’u ndjekur në kohë të vështira. Këtë e di sepse jam një prej tyre.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel

Angela Merkel është një monument. Këshilli Evropian pa Angelan është si Roma pa Vatikanin ose Parisi pa kullën Eifel. Mençuria e saj do të mungojë mbi të gjitha në momente komplekse. Merkel kishte tri karakteristika: kuriozitetin shkencor, zgjuarsinë dhe thjeshtësinë.

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi. Merkel është një objekt antik fatsjellës.

Kancelari austriak, Alexander Schallenberg. Angela Merkel ishte një evropiane e madhe.

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel. Merkel një makinë kompromisi.

Kryeministri belg, Alexander De Croo. Kancelarja Merkel shënoi me të vërtetë Evropën për më shumë se një dekadë.

Presidenti kinez, Xi Jinping. Angela Merkel një mike e vjetër.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Besoj se Merkel do të vazhdojë të kontribuojë në të ardhmen për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Jam i bindur se kancelarja Merkel do të vazhdojë të japë një kontribut të rëndësishëm në miqësinë turko-gjermane.