Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Isparta të Turqisë, duke lënë një të vdekur dhe 6 të lënduar. Për arsye ende të paqarta një furgon humbi kontrollin, duke u përplasur përballë me një kamion që transportonte mollë. Përplasja ishte aq e fortë sa të dy mjetet u bënë copë, ndërsa mbeti i vdekur edhe drejtuesi i kamionit, kurse 6 pasagjerë të furgonit u dërguan me plagë në spital.

Gjithçka u filmua nga kamera që kishte një tjetër kamion që ndodhej pas. Pamjet janë vërtetë të frikshme dhe një mësim i mirë për përdoruesit e rrugës.