Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca gjatë një takimi me në fokus “Bashkitë shqiptare dhe procesi i integrimit në BE” në Gjirokastër ka folur për procesin e integrimit të vendit tonë.
Soreca tha se Shqipëria po bën hapa të mëdha për të hyrë në BE, por sipas tij për integrimin e saj, luan një rol të rëndësishëm pushteti vendor.
“Kam qenë i lumtur të informoj Kryetarët e Bashkive se si BE po e shton mbështetjen e saj drejt infrastrukturës dhe shërbimeve publike vendore, zhvillimit ekonomik lokal, inovacionit, krijimit të vendeve të punës, mbrojtjes së mjedisit dhe fuqizimit të të rinjve në Shqipëri”, tha Soreca ndër të tjera.