Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar memorandumin antikorrupsion.

Përmes një postimi në twitter, diplomatja thekson se për personat e shpallur non grata nuk negociohet dhe askush nuk duhet të pretendojë se ishte “ndërmjetës”.

“Përcaktimi nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”. Ata që janë përcaktuar (non grata) mund të fajësonë për komplote, por faktet janë të pamohueshme. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se Amerika do të kërkojë llogari për ata që përfshihen në korrupsion”, shkruan Yuri Kim.