Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Lajmi bëhet i ditur nga ambasada e SHBA-së në Tiranë e cila njofton se, “ambasadorja Kim dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u takuan sot dhe biseduan mbi rolin e çështjeve mjedisore në përmbushjen e potencialit të madh që ka Shqipëria si një destinacion turistik i klasit botëror”.

“Komunitete, rrugë dhe plazhe të pastra janë thelbësore për tërheqjen e vizitorëve dhe bizneseve të reja, dhe ato ranë dakord për të gjetur mundësi të reja në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në arritjen e këtyre qëllimeve”, thuhet në njoftim.