Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla mori pjesë në analizën e zgjedhjeve të 25 Prillit në Zharrëz, Ruzhdie dhe Patos. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se mandati i tretë na imponon besnikëri më të madhe ndaj atyre që na votuan, njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Ata s’duhen harruar. Sipas Ballës është e nevojshme që të ketë më shumë koordinim dhe bashkëveprim mes qeverisë, Grupit Parlamentar, Partisë Socialiste në çdo nivel, por edhe me kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë. “Padyshim partia është baza e këtij procesi për të siguruar sa më shumë lidhje të grupit parlamentar dhe të Qeverisë me njerëzit. Një parti e fortë në territor është garancia e mos-harresës për asnjë ditë prej nesh këtu lart, të atyre atje poshtë, në hartën e Shqipërisë reale të halleve, problemeve, shpresave e pritshmërive të shqiptarëve”, thekson Balla.
Postimi i plotë i Taulant Ballës: Analiza e Zgjedhjeve të 25 Prillit në Zharrëz, Ruzhdie dhe Patos . Ne socialistët duhet ta kemi shumë të qartë: mandati i tretë na imponon besnikëri më të madhe ndaj atyre që na votuan, njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Ata s’duhen harruar. Na duhet më shumë koordinim dhe bashkëveprim mes qeverisë, Grupit Parlamentar, Partisë Socialiste në çdo nivel, por edhe me kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë. Padyshim partia është baza e këtij procesi për të siguruar sa më shumë lidhje të Grupit Parlamentar dhe të Qeverisë me njerëzit. Një parti e fortë në territor është garancia e mos-harresës për asnjë ditë prej nesh këtu lart, të atyre atje poshtë, në hartën e Shqipërisë reale të halleve, problemeve, shpresave e pritshmërive të shqiptarëve.