Përsoset teknologjia, sofistikohen edhe hajdutët. Policia angleze publikon pamjet se si vidhen makinat në pak sekonda. Pajisja që përdorin hajdutët. 3 në pranga (Video)

Policia britanike ka mundur të arrestojnë 3 grabitës, të cilët akuzohen për vjedhjen e pesë makinave. Siç shihet dhe në videon e publikuar, ku është fiksuar një nga grabitjet e tyre, tre hajdutët, përdorin për të hapur makinat një telekomandë. Ata e hapin mjetin me një të komandë e më pas largohen me shpejtësi.

Mësohet se kosto e pajisjes, vërtitet diku te 22 mijë euro. Hajdutët sipas mediave janë dënuar me disa muaj burgim, ndërsa autoritetet janë duke hetuar origjinën e pajisjes.