Kompania AstraZeneca i ka kërkuar Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) të miratojë trajtimin e saj të antitrupave kundër Covid-19 i cili do të shërbente si një ilaç me veprim të gjatë kryesisht për ata me sistem imunitar të komprometuar.
Prodhuesi i ilaçeve, i cili ishte ndër të parët që krijoi një vaksinë Covid -19 theksoi tha se ”trajtimi i antitrupave të tij, AZD7442, është terapia e parë e këtij lloji që përdor mbrojtjen e antitrupave me veprim të gjatë”.
“Para së gjithash ne duam të mbrojmë ato popullata të prekshme që nuk janë mbrojtur në mënyrë adekuate nga vaksina”, theksoi Menelas Pangaloa, kreu i kërkimit dhe zhvillimit të AstraZeneca.
“Por, në fund të fundit do t’u takojë autoriteteve shëndetësore të vendosin se kë zgjedhin të imunizojnë”, shtoi ai.
FDA tashmë ka prezantuar tre ilaçe shtesë të antitrupave.
”Ilaçi i AstraZeneca, nga ana tjetër, do të jepet vetëm si një masë parandaluese përveç një vaksine”, raportoi NBC News.