Raheem Sterling është basti i madh për të ardhmen e Barcelonës, por e vërteta është se edhe pse ai mund të marrë pagën e tij, aktualisht duke parë vlerën e tij në treg, ky operacion është i paarritshëm.
City dëshirojë ta largojë futbollistin, por nuk do ta bëjë këtë me një çmim të lirë duke ditur se vlera e tij sipas Transfermarket është 90 milion euro. Me një kontratë deri në vitin 2023, aglezët do të tentojnë të gjejnë një destinacion të ri për sulmuesin verën e ardhshme, por vlera nuk do të binte me shumë se në 70-75 million euro.
Sipas llogarive të fundit, Barcelona mund të mbulojë pagën e lojtarit, por nuk mund të përballojë koston e transferimit.
Duke qenë se anësori është një objektiv real, Barcelona do duhet të shesë 2-3 futbollistë gjatë merkatos së dimrit për të transferuar anglezin.