Barcelona po humb durimin me Ousmane Dembele. Sipas Sport, klubi i ka dhënë një ultimatum francezit që të japë një përgjigje pas ofertës për rinovimin e kontratës.

Kontrata e lojtarit skadon 30 qershorin e ardhshëm dhe drejtuesit blaugrana janë irrituar me përfaqësuesit e lojtarit, të cilët vazhdojnë të marrin kohë.

Ka zëra që flasin për kontakte të lojtarit me Manchester United dhe Juventus-it, gati ta marrin sulmuesin me kosto zero.