Zyrtarët shëndetësorë në Britaninë e Madhe po monitorojnë nga afër një ‘pasardhës’ të ri të variantit Delta të COVID që po shkakton një numër në rritje të infeksioneve.

Delta është varianti mbizotërues në Mbretërinë e Bashkuar, por të dhënat zyrtare të fundit sugjerojnë se 6% e rasteve me COVID në vend, virusi është i një lloji të ri.

AY.4.2, të cilën ekspertët shëndetësorë e quajnë “Delta Plus”, përmban mutacione që mund t’i japin avantazhe mbijetesës së virusit. Testet janë duke u zhvilluar për të kuptuar se sa kërcënim mund të paraqesë.

Ekspertët thonë se gjithsesi nuk ka gjasa të jetë imun nga vaksinat aktuale. Ky variant ende nuk konsiderohet një variant shqetësues.