Në oborrin e shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’ ndodhen Arditi, Kledi, Arjola dhe Beniada.
Gjatë kohës që po shijojnë rrezet e para të diellit banorët kanë shfrytëzuar rastin të bisedojnë dhe të shkëmbejnë disa batuta me njëri-tjetrin.
Në humor e sipër Beniada ‘’akuzon’’ Palomën se po pëpiqet të marrë vëmendjen e Arditit.
‘’Gjithë ajo grua e martuar erdhi i hoqi batanijen ‘burrit’ tim, dëshironte që ta shihte’’.
Banorët e pranishëm ja kthyen Beniadës me të njëjtën ‘’mondedhë’’ duke i thënë se jo më larg se sonte ata do ta martonin atë dhe Arditin.
‘’Ke për ta parë ti, sonte do t’ju martojmë ju të dyve’’, i tha Arjola të rinjve.
Marrëdhënia mes Beniadës dhe Arditit u komentua edhe gjatë spektaklit të së premtes.
Afrimiteti i treguar mes tyre gjatë këtyre ditëvë është diskutuar tepër edhe nga banorët e shtëpisë por edhe gjerësisht nga publiku.