Franca do të përdorë presidencën e saj të ardhshme të Këshillit të Bashkimit Evropian për të nisur një fushatë globale për heqjen e dënimit me vdekje, tha presidenti Emmanuel Macron. Në një fjalim që përkujton 40 vjetorin e heqjes së dënimit me vdekje në Francë, Macron tha se në Paris do të organizohet një samit në 2022 për sensibilizim dhe dhënies fund të dënimit me vdekje në të gjithë botën.

“Ne do të organizojmë një takim të nivelit të lartë në Paris, duke bashkuar shoqëritë civile nga vendet që ende zbatojnë dënimin me v d e kj e, në mënyrë që të bindim udhëheqësit e tyre për rëndësinë dhe urgjencën e heqjes së tyre.”, tha ai.

Franca do të marrë drejtimin e presidencës së radhës së Këshillit të BE -së në gjysmën e parë të vitit 2022. Presidenti francez vuri në dukje se 106 shtete deri më tani kanë hequr plotësisht dënimin me vd e kje, por 483 ekzekutime janë kryer nga 33 regjime politike në vitin 2020. Dënimi me vde kje është ende në fuqi në Shtetet e Bashkuara, si dhe në Kinë dhe Indi.