Sali Berisha kërkoi falje sot nga Gjirokastra për mbështetjen që i ka dhënë Lulzim Bashës publikisht.
Deklarata erdhi teksa u kritikua nga një demokrat se Basha në krye të PD-së ishte përzgjedhje e tij.
Berisha tha se Lulzim Basha e ka mbyllur karrierën e tij politike si një besëprerë.
“Ai po e mbyll karrierën e tij politike si një besëprerë. Unë ju kërkoj falje se ndonëse privatisht i ka marrë vetë vendimet, publikisht jam përpjekur me të gjithë forcën time që ai të na çojë në fitore” – tha Berisha në Gjirokastër.