Sali Berisha ka përhapur panik ditën e sotme në lidhje me procesin e vaksinimit duke thënë se janë të skaduara. Duke u fshehur pas qytetarit dixhital, Berisha shkruan në facebook se në qendrat e lëvizshme të vaksinimi po përdorën vaksina Pfizer të skaduara.

“Stop përdorimit të vaksinave të skaduara! Qytetari dixhital denoncon krimin e vaksinimit me vaksina të skaduara. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e tij. sb
Përshëndetje Dr. Të uroj shëndet në radhë të parë familjarisht të më jesh mirë. Jam nga Përrenjasi sot kam bërë vaksinën dozën e dytë Pfizer, mirëpo pasi e bëra unë konstatova se vaksina më duket e skaduar sipas muajit që ka në flakon. Tani kjo qeveri çfarë sigurie na jep që na bën vaksina të skaduara. Jam bërë shumë nuk kemi ku të qajmë hallin prandaj po të shkruaj dhe po ta çoj dhe foto vaksinën. Dhe më fal për shqetësimin, sot më datë 14 .10 . 21 e bëra”, shkruhet në postimin e Berishës.