Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Në kuadër të kësaj fushate janë bashkuar edhe banorët e Big Brother Vip të cilët kanë dhënë mesazhet e tyre drejtuar të gjitha grave dhe vajzave dhe kanë bërë rrëfime lidhur me histori personale, të familjarëve, apo të të afërme të tyre jeta e të cilëve fatkeqësisht është përballuar me patologjinë e kancerit të gjirit.
Beniada ajo tregoi se disa vite më parë për shkak të disa dhimbjeve në gji dhe pasi realizoi disa ekzaminime zbuloi se bëhej fjalë për një masë mishtore të cilën duhet ta operonte urgjentisht. Ajo tregoi se ekzistonte mundësia që shkaku i dhimbjeve të saj të ishte një kancer gjiri, por fatmirësisht kjo gjë nuk ndodhi.
Modelja nuk ngurroi të bëntë thirrje për të gjithë gratë dhe vajzat që të kujdesen për veten dhe të mos neglizhojnë asnjë simptomë që mund të ndjejnë.