“Andromeda Galaxy” filmi i More Races do të çelë edicionin e 8-të të festivalit ndërkombëtar “Dea Open Air”. Filmi ka në qendër një prind që nuk gjen punë në Kosovë. Për shkak të mungesës së zgjidhjes, detyrohet të largohet ilegalisht nga vendi i tij. Korrupsioni dhe krimi i organizuar i kanë bërë jetën të mjerueshme për njerëzit e thjeshtë, të cilët kur përballen me të fortit (të korruptuarit) gjithmonë mposhten dhe detyrohen të largohen ose t‘i dorëzohen një jete në mjerim” . Drejtori i festivalit thotë se nga mbi njëmijë aplikime në zhanre të ndryshme janë përzgjedhur 56 filma. Genc Përmeti drejtori i seksionit të filmit me metrazh të gjatë, veçon si unike në këtë program, përqendrimin tek njerëzit e thjeshtë dhe humanizmi.

Edhe kësaj here nuk do të mungojnë “Dea Akademi “,si dhe një vend i veçantë i është dedikuar kinemasë kosovare. Tirana mirëpret festivalin e filmit në datat 15 deri më 19 tetor. Në garë për çmimet “Dea” komisionet e përzgjedhjes kanë menduar të përfshijnë në programin e këtij viti gjithsej 56 filma, nga të cilët 7 në seksionin e filmit me metrazh të gjatë ose konkurrimin kryesor, 3 në programin Cine -Ko, 15 në seksionin e filmit të shkurtër, 15 në seksionin e filmit studentor dhe 16 në seksionin e filmit dokumentar.