Cila anë e trurit tuaj është më aktive dhe çfarë do të thotë, mund ta zbuloni me ndihmën e këtij testi të thjeshtë.
Me anë të këtij testi të thjeshtë mund të zbuloni se cila anë e trurit tuaj është më aktive. Hidhini një sy ilustrimit të bërë nga “Italia Feed” dhe zgjidhni fytyrën që mendoni se është më e lumtur: majtas apo djathtas.
Në të majtë-Ana juaj e majtë e trurit është më aktive. Ju i zgjidhni detyrat me anë të logjikës, gjuhës dhe me anë të të menduarit analitik. Ana e majtë e trurit është më e mirë në: – gjuhë – logjikë – mendim kritik – numra – arsyetim
Në të djathtë-Ana juaj e djathtë është dominuese, gjë që tregon se jeni të mirë në detyrat ekspresive dhe krijuese. Disa nga tendencat dhe aftësitë që lidhen me gjysmën e djathtë të trurit janë:– Njohja e fytyrës – shprehja e emocioneve – leximi i emocioneve – muzika – ngjyrat – fantazia