A keni parë ndonjëherë një film horror dhe në vend që të ndiheni plotësisht të neveritur nga veprimet epersonazhit negativ, ju e kuptuat atë? Nëse ju ka ndodhur, atëherë nuk jeni vetëm.Disa nga historitë e këtyre personazheve janë shumë të lidhura aq sa secila shenjë e zodiakut mund të identifikohet me karakteristikat e tyre themelore duke hequr pjesën e vrasjeve normalisht. Ndërsa prisni me entuziazëm Halloweenin, mund t’i hidhni një sy se cili personazh i filmave horror ju përshtatet bazuar në shenjës tuaj të zodiakut.
Dashi-Patrick Bateman nga American PsychoC
Triumfi nuk është gjithçka, por është për çdo Dash, dhe Patrick Bateman. Të dy kanë një nevojë të lindur për të ngjitur shkallët e karrierës, për të qëndruar pranë shtresës elitare dhe për të pasur më të mirën nga gjithçka.
Demi-Mbretëresha Akasha nga Mbretëresha e të mallkuarve
Një nga gjërat më të këqija që mund t’i bëni një Demi është t’i zgjoni nga gjumi. Vampiri Lestat de Lioncourt me egoizëm dëshiron të luajë muzikë rock, dhe kjo e bën Mbretëreshën Akasha të zgjohet nga gjumi një shekullor. Kjo është arsyeja pse ajo është kaq e prirur të marrë kontrollin mbi Lestat, komunitetin e vampirëve dhe të shkatërrojë gjithçka që i pengon. Karakteristikë që lidhet me çdo Dem.
Binjakët-Adelaide Wilson / Red nga Ne
Ne të gjithë kemi dy pjesë të vetes. Binjakët si shenja me personalitet të dyfishtë lidhet ngushtë me personalitetin e Adelaide. Filmi shpjegon idenë e nderimit të vetes në hije dhe vetes së vërtetë, gjë që i kujton Binjakëve të nderojnë të dy aspektet e personalitetit të tyre, ndryshe nga Adelaide dhe Red, të cilët janë identitete të ndryshme brenda të njëjtin njeri.
Gaforrja-Bee nga Babysitter
Gaforret dhe babysittersat dihet se janë shumë të kujdesshëm. Në një ditë të keqe, ata fantazojnë paktin me djallin për të ndaluar dramën dhe ngarkesën emocionale me të cilin ballafaqohen. Bee është prova që kjo mund të bëhet.
Luani-Sachiko Shinozaki nga Corpse Party (film 2015)
Kur Sachiko Shinozaki ishte gjallë, ajo ishte një studente introverte. Në jetën e përtejme ajo është fantazma e keqe që do të festojë pas një jete plot me vetmi. Si një nga shenjat më të popullore të zodiakut, Luani mund të lidhet plotësisht dhe të ndiejë simpati për dikë që nuk ka shumë miq. Plus ata i ndjekin të tjerët vetëm për vëmendje.
Virgjëresha-Gamemaster nga Escape Room: Turneu i Kampionëve
Duke qenë një shenjë jashtëzakonisht intelektuale, Virgjëreshat dihet se luajnë lojëra mendore. Në fund të fundit, ata udhëhiqen nga Mërkuri. Sidoqoftë, ata do të ndihen shumë të lumtur nëse janë personat që vendosin rregullat (si Gamemaster në këtë film).
Peshorja-Candyman nga Candyman
Si një besimtar i vërtetë i drejtësisë, Peshorja do të bëjë çdo përpjekje për të ruajtur baraspeshën e drejtësisëe dhe nëse kjo do të thotë të komplotosh hakmarrje për më shumë se një shekull për të rimarrë pushtetin dhe lirinë për ata që janë viktima të padrejtësive shoqërore dhe ekonomike.
Akrepi-Kayako Saeki nga The Grudge
Nuk është se personat e shenjës së Akrepit duan të bëjnë dëm, por ata do të dorëzohen ndaj ndjenjave negative si xhelozia, zemërimi, obsesioni dhe hakmarrja, si Kayako. Ashtu si Akrepi, Kayako mban inatin për të marrë shpagim për ata që e kanë dëmtuar.
Shigjetari-Pennywise nga It
Ashtu si Shigjetari, Pennywise ka aftësinë të ndryshojë formën dhe të ndryshojë realitetin. Një Shigjetar ka aftësinë për t’u lidhur me çdo situatë për të qenë të hapur ndaj përvojave të reja, që është disi mënyra se si Pennyëise mundon viktimat e saj. Plus, kllouni i ngjan aftësisë së shigjetarit për t’i bërë të tjerët të qeshin ose të qajnë.
Bricjapi-Black Phillip nga The Witch
Ashtu si Bricjapi, dhe Black Philip ka një anë intensive dhe medituese në të cilën ai komploton dhe planifikon se si të sundojë botën.
Ujori-Xenomorph nga Alien
Ujorit i pëlqen të diskutojë teoritë e komplotit, jashtëtokësorët dhe një sërë temash të pazakonta. Edhe pse Ujori është një shenjë paqësore dhe dashamirëse, kjo shenjë e ajrit nuk e ka problem të luajë avokatin e djallit. Prandaj, nuk është për t’u habitur që ata do të ‘’dridhen’’ me Xenomorph. Përveç synimeve të këqija të personazhit Xenomorph, bartësi i ujit do të gjejë motivet e personazhit intrigues, unik dhe të egër si shenja e Ujorit.
Peshqit-Norman Bates nga Psycho
Peshqit janë shenja e njohur për vullnetin e saj të lirë. Këta njerëz janë joshës, sensualë, simpatikë dhe emocionalë. Norman Bates nga Psycho pa dyshim i përket shenjës së Peshqve. Ai fillimisht dëgjon nënën e tij që i thotë të vrasë njerëz, por si përfundim ai fillon të vrasë me vullnetin e tij të lirë.