Plot 325 të infektuar të rinj me Covid i janë shtuar sot Shqipërisë pas testimit të 2,827 qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se fatkeqësisht 9 pacientë e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Në 24 orët e fundit mësohet se 563 qytetarë janë shëruar.

Janë kryer 2827 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 325 qytetarë, në këto bashki. Janë 7113 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 9 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 563 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,087 që nga fillimi i epidemisë.