Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price ka përshëndetur deklaratën e BE-së për Ballkanin Perëndimor, pas samitit në Kranj.
”Ne mirëpresim deklaratën e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria, Bosnje-Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre për reforma. Është shumë e rëndësishme të mbash hapur derën e BE-së për to”, shkroi Price në Twitter.
Në deklaratë, BE riafirmon mbështetjen e saj të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe angazhohet për zgjerimin, bazuar në reforma të besueshme nga partnerët.